Pas ngërçit të krijuar në Aeroportin e Rinasit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një lajm të mirë. Që në orët e para të ditës ajo ka dalë me një njoftim të rëndësishëm, ku bën me dije se në orën 9:00 pritet që situata ti rikthehet normalitetit.
“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet”, ka shkruar Balluku.
Rikthimi i normalitet në Rinas vjen pasi në vend kanë ardhur kontrollorë nga Turqia dhe Greqia, ndërkohë që një pjesë e kontrollorëve që lanë punën janë rikthyer, pas thirrjes së bërë nga kreu i qeverisë dhe ministrja Belinda Balluku.