Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i mirëmenduar i ndodhur në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku viktimë mbeti një grua dhe pesë të tjerë u plagosën.
Dyshohet se ngjarja e rëndë ka lidhje me pronarit të lokalit ku edhe ka ndodhur atentati. Disa persona të paidentifikuar janë afruar në ambientet e lokalit dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash. Dyshohet se Fation Murati mund të ketë pasur konflikt të mëparshëm me persona të tjerë, dhe për këtë arsye po hetohen disa pista.
Dyshohet se Shehat Murati , (xhaxhai i Fation Muratit) mund të ketë qenë edhe objektiv i këtij atentati. Autori është afruar në këmbë dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt lokalit. Mbi dy persona kanë marrë pjesë në këtë atentat.
Policia ka ngritur postblloqe për të kapur autorët.