Ngjarja e rëndë e Lezhës, si nisën konfliktet mes autorit dhe familjarëve të ish-gruas

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e një nate më parë në Lezhë, ku mbetën të vrarë babë e bir, Pjeter dhe Gent Perjaku.

Ata u ekzekutuan nga ish-dhëndri i tyre.

Besnik Pjetri është autori i krimit të dyfishtë. Dyshohet se konflikti ka nisur pas divorcit që ky i fundit ka marrë nga bashkëshortja.

Autori kishte dy fëmijë nga martesa me vajzën e viktimës, ndërsa jetonin më herët në Itali.

Ata thuhet se vazhdimisht kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, për çështje ekonomike. Ndërkohë viktimat sapo ishin kthyer nga Italia në banesën e tyre në Lezhë.

Sipas policisë, autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *