Atentati në Don Bosko ka “ngritur në këmbë” Policinë e Shtetit për kapjen e autorëve.
Blutë kanë ngritur post-blloqe në rrugët kryesore të kryeqytetit por edhe në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse.
Deri më tani po kërkohet një makinë, nga ku, dy persona kanë qëlluar, por ende nuk janë të identifikuar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë dy autoambulanca që dërgojnë me urgjencë të plagosurit në spitalin e Traumës.