Është bërë e mundur gjetja e turistëve të cilët ranë në një humnerë në alpet mes Valbonës dhe Thethit.
4 turistët që po eksploronin dyshohet se kanë ngatërruar rrugën, ndërsa dy prej tyre ranë në humnerë, ku një ka humbur jetën dhe një është plagosur rëndë.
Në foton e mëposhtme duket rruga që kanë ndjekur turistët (vija me të kuqe), ndërkohë që duhet të kishin ndjekur rrugën poshtë (vijën me të verdhë).
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor”, ka njoftuar policia.