Një sherr bandash në Greqi u ka marrë jetën tre shqiptarëve.
Lidhur me këtë të fundi, mediat greke bëjnë me dije se policia është ngritur në këmbë pas masakrës së shkaktuar nga bandat shqiptare në rrugët e Athinës. Për policinë greke është e qartë se kemi të bëjmë me një larje hesapesh mes dy bandave të drogës dhe sipas tyre tregues kryesor është fakti se i “armatosuri” që nisi sagën e përgjakjes së kryeqytetit helen është një emër i njohur për autoritetet dhe i skeduar më parë.
Të vrarët janë Andon Tefi, Armando Lamaj dhe një 23-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Sa i përket 48-vjeçarit nga Korça, Tefi, mediat greke raportojnë se ishte ai që nisi i pari të qëllonte mbi rivalët e tij në tregun e narkotikëve, duke lënë të vdekur në vend Lamajn.
Policia ka arrestuar një grua që ndodhej në makinë tip “Mercedes”, ndërsa po mban në monitorim personin e përplasur nga makina dhe ka shpallur në kërkim të paktën katër persona të tjerë,të gjithë shtetas shqiptarë.