Ngjarja e rëndë në Komisariat, flet avokati i policit 25-vjeçar: Seanca ishte shumë e shkurtër, tha se…

Gjykata vendosi këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg”për Ludjan Zaimin, policin që vrau kolegun në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës, avokati i policit tha se i riu është shprehur në gjykatë me pak fjalë, duke e pranuar kështu krimin që ka kryer pa dhënë asnjë shkak për ngjarjen.

Ndër të tjera avokai shtoi se 25-vjeçari ka treguar që merrte qetësues në kohën para se të ndodhte krimi.

“Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur e marrëdhënie shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur. Tha madje tha që kishte marrë dhe disa qetësues gjatë periudhës që ka qenë para veprës.

Seanca ishte shumë e shkurtër, tha se prej disa kohësh merrte qetësues. Nuk e përcaktoi por tha që merrte qetësues gjatë kohës përpara domethënë. Akuza e ngritur është vrasje me dashje”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *