Një krim në familje tronditi pasditen e djeshme kryeqytetin, pasi çifti i bashkëshortëve Nora dhe Alban Muskurti u vranë me armë nga vëllai i këtij të fundit.
Burime për median bëjnë me dije se policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e autorit Arsen Muskurti me të cilën ekzekutori vëllain dhe kunatën. Mësohet se pistoleta nuk është gjetur në kosh mbeturinash siç autori pretendoi fillimisht se e kishte hedhur.
Sakaq vetëm disa orë më vonë pas ngjarjes së rëndë Arseni ka pranuar krimin, ku dhe ka treguar motivet të cilat e çuan drejt aktit të rëndë.