Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në spitalin e Covid-it në Tetovë.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërsa e ka shoqëruar postimin dhe me një fjongo të zezë në shenjë zie.
Deri tani flitet për 10 viktima, ndërsa pritet konfirmimi i autoriteteve përkatëse.
MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES ?
dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja❤️
/Priza.al/