Ngjarja horror në Fier/ Fëmijët dhe mësuesit nderojnë Mateon, vendosin lule në bankën e tij

Banka e Mateos do të jetë bosh për shumë kohë në shkollën “Thanas Ikonomi” në fshatin Grecalli të Fierit.

Në vendin ku ai ulej është vendosur nga shokët një tufë me trëndafila. 8-vjeçari mësonte në klasën e tretë dhe ishte një fëmijë i dashur dhe që e donte shkollën.

Mbrëmjen e djeshme u zbulua në fshatin Greçalli të Fierit, trupi i pajetë i 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Pas hetimeve doli se autori këtij krimi ishte 38 vjeçari Klodian Çalamani. Ai e kishte rrëmbyer e më pas vrarë dhe groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin e tij të mitur.

Dyshohet se krimi kishte ndodhur për shkak se i mituri kishte marrë biçikletën e autorit e pastaj e ofendoi. Kjo ishte dëshmia e thënë nga monstra i cili kreu krimin e tmerrshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *