22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, humbi betejën me vdekjen pas 6 muajsh në gjendje kome, që nga 14 gushti i vitit të shkuar kur u gjend me pak shenja jeta poshtë banesës së saj në Tiranë.
Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin Now në Euronews Albania se vdekja e kenianes u mbulua me mister nga policia e cila e fshehu këtë ngjarje për 3 muaj me radhë. Sipas saj, fakti që policia e mbajti të fshehtë këtë ngjarje për tre muaj do të thotë se njerëz të tjerë fshihen pas asaj ngjarjeje që ende vazhdojnë të mbrohen.
“Fakti që policia e mbajti të fshehtë këtë ngjarje për tre muaj do të thotë se njerëz të tjerë fshihen pas asaj ngjarjeje që ende vazhdojnë të mbrohen. Dhe për shkak të mbajtjes kaq shumë pezull të shumë informacioneve dhe fakti që policia s’e bëri publike tregon se ajo mbart emra personazhesh të lidhura me familjarë të qeverisë. Ndaj ka ende presion në prokurori për këtë çështje”, tha gazetarja.