Ngjarja në burgun e Peqinit, 13 punonjës të burgut të shoqëruar. Mes tyre edhe drejtori

Policia e Elbasanit ka ndaluar drejtorin e komanduar të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë, në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Kujtojmë se ditën e djeshme i dënuari me 32 vite burg, Arben Lleshi u vra me armë zjarri ndërsa Indrit Shaqja një i dënuar tjetër mbeti i plagosur. Autor i ngjarjes së rëndë, rezulton të jetë Sokol Mjacaj, një tjetër i dënuar i cili bëri disa minuta rezistencë pas ngjarjes, por më pas iu dorëzua drejtorit të burgut.

Gjatë ditës së sotme ai ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *