Kanë dalë sot para gjykatës së Elbasanit të gjithë të akuzuarit e çështjes së Elbasanit. Nga ky konflikt, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Prokuroria nuk ka arritur dot të përcaktojë se kush ka qëlluar i pari gjatë konfliktit, dhe efektivët e pranishëm në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se kanë dëgjuar vetëm të shtëna.
Në seancë nga hetimet e prokurorisë ka dalë se në automjetin e Klement Xhaferrit është gjetur një listë me emra dhe 19 fotokopje të kartave identiteti. Klement Xhaferri, pjesë e konfliktit është shpallur në kërkim pas ngjarjes i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Dhe po kështu gjatë aksioneve për kërkimin e Xhaferrit janë gjetur në dy banesa serverat e dy kamerave të sigurisë, por ende nuk janë hapur.
Ndërkohë në makinën e Mehmet Grecës janë gjetur vetëm një listë me emra dhe patronazhist, por jo karta ID.
Po kështu rezulton se mjeti që përdorte Klement Xhaferri, me të cilin ishte në vendngjarje ishte në pronësi të kompanisë Beko.
Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët. Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë; Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë; Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve.