Institucioni që duhet të garantojë dhe certifikojë procesin zgjedhor të 25 prillit në Shqipëri, OSBE-ODIHR, ka reaguar një ditë pas ngjarjes së ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë një anëtar i PS-së.
Përmes një deklarate lidhur me ngjarjen e një dite më parë në Elbasan, ku u regjistrua një i vrarë dhe katër të plagosur, OSBE-ja shpreh shqetësimin e saj për atë që ndodhi.
Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjen e mjekut Pjerin Xhuvani, OSBE thekson se, pret nga policia e institucionet gjyqësore të hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.
“Prezenca e OSBE në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës.
Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë.
Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar”,- thuhet në deklaratën e OSBE.
/Priza.al/