Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos ditën e djeshme, ku u vranë Ilir dhe Kenado Shira (babë e bir) dhe u plagosën dy të tjerë, Renato dhe Eglantin Hasula.
Lidhur me ngjarje e rëndë ka reaguar vëllai i autorit Fiqiri Mjeshtri i cili po ashtu vrau veten pas ngjarjes së rëndë.
Besnik Mjeshtri ka treguar detaje nga krimi ku shprehet se 17-vjeçari në momentet e para ka qenë i gjallë por autori e ka qëlluar sërish deri sa viktima ka ndërruar jetë.
Sakaq shton se pak para se të ndodhte krimi, Fiqiriu i ka thënë se vajza e tij nuk ishte në rrugën e duhur, ku Besniku rrëfen se ka parë tmerr.
“17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më. Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit. Ka kryer krimin dhe është larguar në këmbë. Ka ikur në këmbë vëllai. Bërtisnin me të madhe. Morën Egli Hasullën me djalë, u ulën në tavolinë, diskutuan dy 17-vjeçarët Renato me Kenadin, dhe diskutuan, kaq mesazhe i ke çuar ti, kaq unë, çuni i Lirit i ha çunit të Eglit, ‘a e mban mend ca më ke thënë mua’, kur kanë ikur gocat në plazh, ‘ka qenë parukeria bosh, ka qenë S*** vetëm dhe t’i ke shkuar dhe ke takuar S***, dhe u zunë, baba i gocës ishte aty, tha ‘ca u bë goca ime që paska bërë gjithë këto’, dhe refuzuan që të bëjnë mik, Fiqiri tha ‘ia vë unë kapakun’, nuk e dija që kishte armë me vete, ‘goca ime paska qenë e dalme komplet’. Unë mendova se do qëllonte me dorë, kishte pas pistoletën të mundshme, ka qenë duke na vrarë të gjithëve, unë thashë ‘ik se armë’, pastaj kam parë që Liri u shtri në karrige, Egli u çu dhe i ra me kokë të një vazo lulesh dhe kam shkuar dhe të gjithë më kanë thënë ‘ik’, nuk isha për luftë”, tha ai./shqiptarja