Mjekja neuropsikiatre, Nikolina Bode ka nxjerrë të tjera detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një nënë pasi lindi fëmijën e saj e fshehu atë një valixhe.
Bode u shpreh për gazetarët se gruaja vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor, si dhe 40-vjeçarja ka humbur lidhjet me realitetin.
Bode pohon familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e gruas në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por kjo e fundit kishte refuzuar që të vizitohej nga mjekët. Sakaq, mjekja shprehet se fëmijën e kishte lindur dikush tjetër.
“Sot ishte dita e parë që u njoha në rrjetet sociale me këtë ngjarje. Pre tre vitesh është e sëmurë mendore, ka qenë në qendrën e sëmundjeve mendore para 1 viti. Terapia e dhënë nga mjeku nuk është marrë nga pacientja.
Familjarët thonë se e kanë shoqëruar. Ajo është e sëmurë, jashtë realitetit, e quan veten e saj një person tjetër, jo ajo që është në të vërtetë dhe thotë se fëmijën nuk e ka lindur ajo”, tha Bode.