Ngjarja në sheshin ‘Skënderbej’, mediat ndërkombëtare jehonë veprimit të Klodianit (VIDEO)

Mediat e huaja kanë përcjellë imazhet nga incidenti që ndodhi në mesditë në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqytet. BBC ka publikuar videon nga ngjarja ku 32-vjeçari Arben Mema futet me makinë në shesh dhe bën lëvizje të pakontrolluara. Kompania britanike e transmetimit i ka kushtuar vëmendje veprimit të guximshëm të Klodian Elqenit i cili kërceu në dritaren e shoferit dhe e bllokoi.

Artikulli i BBC:

Një burrë është arrestuar në Shqipëri pasi u fut në sheshin e këmbësorëve në kryeqytetin e Shqipërisë. Makina u ndal vetëm kur një kalimtar u hodh përmes dritares në makinë. Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist.

Shumë njerëz ndodheshin në radhë për t’u vaksinuar në çadra në sheshin “Skënderbej” në atë kohë. Policia shqiptare thotë se beson se i dyshuari 32-vjeçar po e drejtonte makinën nën efektin e drogës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *