Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen e tij për Klodian Elqenin, i cili ndaloi makinën që u fut me shpejtësi te sheshi ‘Skëndërbej’, duke rrezikuar jetën e dhjetëra personave.
“Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit, i cili shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër rëndë në Sheshin “Skënderbej”.
Sot në Ditën e Sovranit, të Demokracisë dhe të Qytetarisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë!”- shkruan Meta në postimin e tij.