Pas ngjarjes së rëndë në Komisariatin e Kamzës ku si pasojë e flakëve humbi jetën një person në qeli. Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar që Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje duke dhënën dorëheqien.
Komisioni i Rithemelimit në një reagim zyrtar shkruan se Partia Demokratike kërkon vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarjeje që e konsideron vrasje shtetërore. Familjarëve të Arben Micit u shpreh ngushëllimet.
Postimi i plotë:
Ngjarje tragjike qe ngjitet ne kufijte e vrasjes shtetrore ka ndodhur mbreme ne Komisariatin e Kamzes. 26 vjeçari nga Kamza, Arben Mici, vdiq tragjikisht ne dhomat e paraburgimit ne Komisariatin nr. 5, Kamez, i djegur ose i asfiksuar nga renia e zjarrit ne kete komisariat! Ndonese Avokati i Popullit ka rekomanduar mbylljen urgjente te dhomave te izolimit ne kete komisariat pasi kushtet jane çnjerzore, askush nuk ka zbatuar rekomandimet e ketij institucioni. Te gjitha te dhenat flasin se ne kohen qe zjarri i merrte jeten te riut, policet kane qene duke pare ndeshjen Spanje-Shqiperi dhe reagimi i tyre ka qene i teper vonuar. Partia Demokratike deklaron se pergjegjesi direkte per kete vdekje tragjike nga zjarri i te riut ne dhomat e izolimit ka Ministria e Brendeshme dhe Komisariati Nr 5 i Kamzes. Ne nje vend normal nje minister mund te jape doreheqjen vetem per shkak te nje udhetimi te pajustifikuar, ndersa ne Shqiperi ministri i Brendshem nuk jep doreheqjen edhe kur humbasin jeten individe brenda institucioneve te kontrolluara prej tij. Partia Demokratike shpreh ngushellimet me te ndjera familjes se viktimes, e ndersa denon kete ngjarje te rende, kerkon vendosjen para pergjegjesise te autoreve te te kesaj vrasjeje shteterore ne Komisariatin e Policise! Komisioni i Rithemelimit te PD.