Kosova u trondit të premten nga vrasja e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit.
Familjarët e dy nxënësve të cilët humbën jetën kanë njoftuar se varrimi i tyre do të bëhet sot në orën 14:00. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka thënë se shoferi i autobusit kishte vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy nxënësit kanë vdekur në spital.
“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa djali tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhej në raport.
Policia është duke vazhduar kërkimet për arrestimin e të dyshuarit i cili ende gjendet në arrati.
/Priza.al/