Ngjarja tronditëse në Kamëz, ekspertiza mjeko-ligjore zbulon se 6-vjeçarja…

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 6-vjeçarja e dhunuar në Kamëz ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë edhe në organet gjenitale. Mësohet se ekspertiza ka gjetur dy dëmtime në organet gjenitale të të miturës, që dyshohet se ia ka shkaktuar i ati.

Vetë 27-vjeçari Raimond Kunoraj ka mohuar të ketë përdhunuar të bijën, por kjo e fundit ka rrëfyer në prani të psikologes se e ëma bashkë me të atin e godisnin dhe e kafshonin.

Kunoraj është vënë në pranga një ditë më parë dhe nesër pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa ndaj nënës së vajzës nuk është marrë ende asnjë masë.

Madje ajo i ka dalë në mbrojtje të të shoqit, duke u kërkuar llogari efektivëve që e kanë prangosur atë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *