Ngjarja tronditëse në Kuçovë/ Pasi e vrau dhe e hodhi në kanal gjysmë të zhveshur: Më gjuajti me gurë dhe…

Një ngjarje tepër e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të premte banorët e Kuçovës, pasi një 64-vjecare u gjet në kanal e gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe.

Viktima u identifikua si Fatime Suli, e cila ishte vrarë nga komshiu i saj Fetah Marra, 58-vjeç, pas një sheri të ccastit, sic pretendon autori. 

Në dëshminë e tij para hetuesve, Marra ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë, duke rrëfyer se viktima kishte refuzuar t’i jepte mbrapsht shumën 600 mijë lekë që i kishte marrë borxh.

“I kërkova borxhin prej 60.000 lekësh, m’u përgjigj nuk ta jap, më tregoi bërrylin, më qëlloi me gurë dhe pastaj e mbyta me krah”, ka rrëfyer ai përballë efektivëve.

Banorët e zonës ishin ata që kishin parë autorin të largohej dhe mësohet se ai është kapur nga policia në stanin ku punonte si bari.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *