Viktima e gjetur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, mbetet e paidentifikuar. Që nga gjetja e trupit kanë kaluar 24 orë, por ngjarja ende nuk është zbardhur. Sipas policisë lokale, shtetasi i pajetë është rreth 50 vjeç, dhe ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një automjet.
Hetuesit po punojnë edhe në pistën e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe askush nuk është interesuar për të.
Policia po punon fillimisht për identifikimin e autorit dhe më pas për zbardhjen e plotë të ngjarjes.