‘Ngjarje e poshtër dhe çnjerëzore’/ Përkujtohet në Izmir 77-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë

Sot në Izmir është përkujtuar 77-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Izmir vendosën kurore të zezë me lule para Konsullatës së Përgjithshme greke në Izmir. Kryetari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare “Alaçatı Çeşme” Ibrahim Topal duke bërë një deklaratë në emër të grupit, tha se ata nuk do të lejojnë që masakra të harrohet.

“Ne, shqiptarët e Turqisë, do t’i dalim zot të kaluarës dhe kulturës sonë. Ne do ta përkujtojmë dhe kujtojmë Çamerinë edhe këtë vit ashtu sikurse vitin e kaluar. Është një detyrë për një shqiptar të përkujtojë një ngjarje kaq të poshtër dhe çnjerëzore, të përkujtoj, të kujtojë, të sjellë ndërmend të mos harrohet”, -tha ai.

Pas masakrave që Napolon Zerva kreu rreth 35,000 shqiptarë të Çamërisë u detyruan të largoheshin nga rajoni i Çamërisë për në Shqipëri, dhe disa për në Turqi.

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *