Ngjarje e rëndë/ 23-vjeçarja bie nga shkëmbi duke bërë “selfie”

Një 23-vjeçare ka humbur jetën në një mënyrë tragjike, pasi ka rënë nga shkëmbi 20 metra i lartë, ndërkohë që ajo ishte duke bërë foto në një ujëvarë të njohur në Tailandë.

23-vjeçarja rumune Nane-Iosana Bodea, pësoi rënien tragjike më 14 maj gjatë një udhëtimi me miqtë e saj në vendin e njohur turistik.

Grupi ishin duke vizituar ishullin Koh Samui dhe ujëvarën e tij të famshme Na Muang ku ata vendosën të bënin banjë.

Nane-Iosana, nga Rumania po admironte pamjen dhe vendosi të bënte disa foto

Por pasi u ngjit në shkëmbinjtë e thepisur për të pozuar për foto, ajo rrëshqiti tragjikisht në sipërfaqen e veshur nga myshqet.

Shoqëruesi i saj i tronditur Manuel Opancar, 22 vjeç nga Austria, tha se vajza ishte ngjitur në majë të shkëmbinjve, edhe pse terreni ishte “i lartë e i rrezikshëm”.

23-vjeçarja kishte rënë drejt vdekjes nga pika më e lartë e ujëvarës para turistëve të tmerruar.

Miqtë e dëshpëruar të Nane-Iosana nxituan drejt saj për t’i dhënë ndihmën dhe më pas thirrën shërbimet e emergjencës pro pa mundur ta shpëtonin.

Nane-Iosana, e cila jetonte në Austri, u shpall e vdekur në vend ngjarje.

Grupet e emergjencës shpenzuan disa orë për të ngritur trupin e saj nga pellgu i ujëvarës dhe më tej drejt rrugës automobilistike.

Trupi i Nane-Iosana u transportua në spitalin e Koh Samui ku po zhvillohet autopsia.

Vdekja është e disata në pikat shkëmbore turistike të vendit dhe pikërisht me turistët e pakujdesshëm në kërkim të fotografive “impresionuese”.

30 vjeçari francez Bastien Palmier, ra për vdekje nga shkëmbinjtë e Ko Samui në nëntor 2019 teksa kërkonte të bënte një foto.

Autoritetet tailandeze njoftojnë rregullisht për rreziqet e vendeve të larta dhe aksidentet që kanë ndodhur aty gjatë viteve.

Ndjekja e fotove perfekte raportohet se ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 300 turistëve vetëm në vitin 2021.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *