Gjatë një kontrolli për kanabis në malet e Dukagjinit një efektiv i policisë së komisariatit të Shkodrës ka rrëshqitur në terrenin e vështirë të zonës së Dushmanit, ku si pasojë ka rënë në humnerë.
Edhe pas ndërhyrjes së efektivëve të tjerë, që prej ditës së premte, akoma nuk është bërë e mundur nxjerrja e policit.
Mësohet se oficeri me inicialet Rr.F. ishte pjesë e një grupi që bënte kontrolle për kanabis në zonë dhe ka rrëshqitur disa metra në humnerë.
Bëhet e ditur se është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin pasi tereni është tejet i vështirë, ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.