Ngjarje e rëndë/Foshnja 18-muajshe mbërrin pa shenja jete në spitalin e Beratit, familjarët nuk pranojnë t’i bëhet autopsia

Për shkaqe ende të paqarta, një fëmijë 18 muajsh ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Beratit. Foshja kishte shkuar pa shenja vitale dhe pa asnjë informacion për shkakun e vdekjes. Sapo janë përballur me këtë rast, bluzat e bardha kanë njoftuar menjëherë policinë.

Nga të dhënat e para, mësohet se mjeku i familjes dhe infermieri kanë konfirmuar se edhe ne Qendrën Shëndetësore të Dimalit ka shkuar pa shenja jete, i shoqëruar nga nëna dhe infermieri i Qendrës Shëndetësore Pashalli. Edhe pse pa shenja vitale, ai u transportua nga Qendra Shëndetësore Dimal për në Spitalin rajonal Berat.

Nga ana tjetër, familjarët e foshnjes nuk kanë pranuar që të bënin autopsi, ndërsa kanë tërhequr trupin e fëmijës nga spitali.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *