Këtë mëngjesin e së shtunës, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka sulmuar me një thikë të moshuarën F. N., e cila është 70 vjeçe, në fshatin Zhupan të Fierit. Pas ngjarjes, F. N. është dërguar në spital dhe mjekët kanë konfirmuar se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Fierit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar A. N., i cili aktualisht është në komisariatin e Policisë.
Grupi hetimor është angazhuar në hetimin e rrethanave të sulmit dhe po punon për të zbardhur motivet e këtij akti të dhunshëm.