Ngjarje e rëndë në Greqi/ Po pinte kafe për ‘qejfin e tij’, qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Athinë  

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Athinë. Mediat helene shkruajnë, se një shqiptar është qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një bari.

Raportohet se një person, është afruar pranë vendit ku qëndronte i ulur shqiptari dhe e ka qëlluar atë dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.

Dyshohet se në atentat është përfshirë më shumë se një person. Shqiptarit i kishin ngritur një pritë dhe sapo e kanë pikasur, ai është qëlluar me armë zjarri.

Autori është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë, nga krahu tjetër, shqiptari është dërguar me ambulancë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Deri më tani, nuk dihen motivet e ngjarjes së rënë dhe identiteti i shqiptarit të qëlluar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *