Ngjarje e rëndë në Serbi/ Tre makina përfshihen në aksident, humbin jetën 4 të rinj shqiptarë

Katër të rinj shqiptarë kanë vdekur dhe dy persona të tjerë janë lënduar në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore Novi Pazar – Ribaric, jo larg Lukarit.

Sipas informacioneve të mediave serbe viktimat ndodheshin në një veturë të markës “Volkswagen Golf”, me targa të Kraljevës.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së parregulluar dhe rrëshqitjes së rrugës, ku janë përfshirë tre automjete.

Mësohet se viktima janë: Amel Ibrahimi (21), Mithat Hami (23), Senad Derlek (22) dhe Amar Ujkani (21)

Novi

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *