Ngjarje e rëndë/ Përdhunoi adoleshenten, pranga 31-vjeçarit

Pas akuzës për përdhunim, një 31-vjeçar me inicialet E.S., është vënë në pranga. Ky shtetas u shpall në kërkim pak ditë më parë, ndërsa tashmë është arrestuar nga policia e Sarandës. I riu u kallëzua penalisht nga një 16-vjeçare, e cila iu tha autoriteteve se 31-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

“Mbremjen e se shtunës, rreth ores 21:00, nga sherbimet policore te Sarandes u be kapja dhe ndalimi i shtetasit me inicialet E. S, 31 vjeç, lindur ne Berat dhe banor i lagjes nr.3 ne qytetin e Sarandes, i shpallur ne kerkim policor pak dite me pare.

Ndalimi i ketij shtetasi u bë pas kallëzimit të bëre nga nje 16-vjeçare, se ky shtetas ka kryer marredhënie seksuale kundër dëshires se saj. Materialet i kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqesor Sarande per veprime te mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *