Një oficer 30-vjeçar grek ka qëlluar veten me armë brenda makinës pak metra larg rajonit ku punonte. Shqetësimet kanë nisur nga gruaja, e cila u merakos për vonesën e të shoqit. Ajo lajmëroi kolegët e bashkëshortit për të mësuar se çfarë kishte ndodhur.
Kolegët, nisën menjëherë kërkimet dhe e gjetën trupin e pajetë të burrit rreth 30 metra nga departamenti policor. Viktima kishte marrë një plagë të madhe në dorën e majtë dhe pjesë të tjera të trupit.
Kolegët e përshkruajnë oficerin si një njeri të qetë dhe pa probleme.
/Priza.al/