Një person ka denoncuar se një 38-vjeçare në Elbasan është dhunuar nga punëdhënësi i saj. Gruaja ka përfunduar në reanimacionin e spitalit Ushtarak për shkak të plagëve të marra.
Denoncuesi ka shkruar në JOQ ALBANIA se se gruaja ka qenë duke punuar si pastruese tek shtëpia e P.C kur ky e ka goditur vazhdimisht dhe ajo ka përfunduar në spital duke marrë dëmtime të rënda në kokë.
Sipas qytetarit, dhunuesi është përdorues i rregullt i alkoolit dhe e ka dhunuar pastruesen pasi nuk i ka pëlqyer larja e pishinës. Policia nuk ka reaguar për ngjarjen ndërkohë që gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
“Përshendetje Joq! Duke parë se keni qënë trasparent me popullin, doja tju tregoja nje rast ne Elbasan ku asnje nga organet e drejtesisë dhe policia nuk kanë reaguar , sepse momentalisht qe ju shkruaj zonja me emrin SH.K 38 vjece ne rolin e pastruses tek shtepia P.C esht dhunuar nga ky i fundit duke e goditur barbarisht deri ne gjendje duke cuar zonjen ne spitalin ushatarak ne reaminacion ! Per me teper mund ta verifikoni ne spital ! Faleminderit ! Kete gje mund ta verifikoni sepse zonja ndodhet ne reanimacionin e spitalit Ushtarak! Ka demtime te renda ne koke. Motive te dobeta sepse personi eshte perdurues i rregullt i alkolit. Per larjen e pishines ne shtepi. Pretendon se nuk e ka lare ashtu sic duhet”, denoncon qytetari.
/Priza.al/