Ngjarja tronditëse në Kamëz/ 6-vjeçarja u rrah brutalisht nga babai, nëna ishte në punë! Zbulohen detaje rrëqethëse

Ditën e sotme një ngjarje mizore tronditi Tiranën, ku një baba 27 vjeç nga Kamza kishte dhunuar barbarisht vajzën e tij të mitur 6-vjeçare, e cila përfundoi me plagë të rënda në spital.

Detaje të reja mësohen rreth 27-vjeçarit që u arrestua nga efektivë të Komisariatit numër 5. Burime pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të premten.

Dhuna barbare është konstatuar nga nëna e cila ka njoftuar menjëherë policinë. Ajo ka deklaruar se ndodhej në punë në momentin që bashkëshorti ka dhunuar të bijën dhe pasi ka shkuar në banesë e ka parë çfarë kishte ndodhur i është drejtuar komisariatit.

E reja ka pohuar më tej se jetonin me qira dhe disa herë ishte ndarë nga i shoqi për shkak të dhunës së ushtruar prej tij.Vajza 6 vjeçare ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, për të marrë ndihmën mjekësore,, si dhe po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve mjekësore pasi dyshohet se mund të ketë pasur dhe abuzim seksual.

Sipas burimeve, 27 vjeçari njihet si një person problematik. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *