Një baba rus, Vyacheslav M, 34 vjeç ishte duke pirë me shokun e tij, kur pa dashje pa në telefonin e tij celular një video e tmerrshme, e cila e tregonte 32-vjeçarin Oleg Sviridov duke i përdhunuar vajzën 8 vjeçe.
Dhe nuk ishte hera e parë që Sviridov bënte të tillë: në celular kishte dhe video të tjera qe e tregonin duke abuzuar me fëmijë të ndryshëm nga fshati i tyre Vintai, në jugperëndim të Rusisë.
Vyacheslavit iu errën sytë dhe u përball menjëherë me Sviridov i cili u largua, por ai u gjurmua nga babai i shqetësuar i cili e theri për vdekje njeriun të cilin e kishte konsideruar mik.
Megjithatë 34-vjeçari, punëtor fabrike, nuk do të shkojë në burg.
Opinioni publik u ngrit në mbështetje të babait që mbrojti vajzën e tij dhe të mitur të tjerë, të cilët mund të vazhdonin të binin viktima të pedofilit të rrezikshëm. Për këtë arsye, autoritetet vendosën ta lirojnë e për dy muaj, sa të përfundojë hetimi, ai do të qëndrojë vetëm në arrest shtëpie.
Trupi i Sviridov u zbulua nga policia të enjten, më shumë se një javë pasi Vyacheslav kishte parë videon abuzive. Vyacheslav i kishte raportuar përdhunimet në policinë lokale e cila kishte nisur një kërkim për Sviridov, por babai arriti të gjurmonte abuzuesin e dyshuar të fëmijëve para policisë.
Vyacheslav më vonë i tha policisë se Sviridov ‘e kishte goditur me thikë gjatë një grindjeje në një pyll pranë fshatit, duke pretenduar se ai nuk e kishte vrarë me dashje.
Burimet policore thanë se telefoni i të ndjerit përmbante video të tjera të dhimbshme të cilat tregonin përdhunime të dhunshme të vajzave të tjera të fshatit, të moshës gjashtë dhe 11 vjeç. Videot treguan se i dyshuari i vdekur kishte abuzuar me fëmijët pesë vjet para se Vyacheslav të zbulonte pamjet në telefonin e tij.
Që atëherë është raportuar se një nga viktimat e tij të supozuara ishte vajza e ish-partneres së tij. “Gruaja kishte një vajzë nga martesa e saj e parë,” tha një mik për gazetën Moskovsky Komsomolets. “Tani doli se ai po abuzonte me fëmijën.” “Ajo është një nënë shumë e mirë, e kujdesshme,” tha ajo. “Unë mund ta imagjinoj se si ndihet ajo tani e vërteta ka dalë në shesh.
/Burimi: DailyMail/ Përshtati Priza.al/