Ngjela bën deklaratën e fortë: Do të shpërbehet Maqedonia e Veriut dhe do të krijohet “Shqipëria etnike”

Avokati i njohur Spartak Ngjela, foli për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se po shkohet drejtë ndarjes së Maqedonisë së Veriut, që sipas tij është në interesin tonë si komb.

Sipas avokatit fakti që Rama sinkronizohet me Vuçiç, do të thotë që kryeministri ynë po bën lëvizjet e amerikanëve. Po ashtu ai tha se e kupton edhe lojën e Ramës, pasi sipas tij nëse vendin tonë nuk e pranojnë në BE, kreu i qeverisë do të kërkojë që Shqipëria të bashkohet me Kosovën. Gjithashtu ai tha se shpërbërja e Maqedonisë së Veriut është në favorin tonë, pasi na e lehtëson bashkimin me Kosovën, dhe krijimin e “Shqipërisë etnike”.

 

Pjesë nga diskutimet:

Ngjela: Do shkohet drejt shpërbërjes së Maqedonisë.

Zheji: Kjo që thotë avokati luhet në një tjetër plan më të thellë, më strategjik.

Ngjela: “Thembra e Akilit” është a do shpërbëhet Maqedonia. Ata nuk e pranojnë në BE. Këmbëngulja bullgare është në disfavorin tonë. Pse nuk na ndajnë neve nga Maqedonia? Nëse do të jemi përballë shpërbërjes së Maqedonisë, pjesa maqedonase, që është shteti më i ndyrë antishqiptar dhe nuk bëjnë as regjistrimin e popullsisë, atje janë 1 milion shqiptarë, është në favorin tonë.

Pyetje: Pse sinkronizohet kaq shumë Rama dhe Vuçiç?

Ngjela: Nuk mund t’i kapësh dot, del blof. Pyetja është se ç ’kërkon Vuçiç atje, pasi ai është me Moskën. Amerika s’e pranon fare në NATO, i ka thënë “ik thyej qafën, ti je me Moskën”. Janë jashtë vorbullës ata, janë me Moskën, e dinë të gjithë. Pozicioni i kryeministrit shqiptar nuk është i pavarur. Unë di që neve kjo që na ndodhi, dhe kjo do të dalë, është në favorin tonë. Kjo sepse ka një doktrinë amerikane për Shqipërinë. Kemi dy shtete shqiptare, që ende nuk dihet ç’do bëjnë. E tha mirë Rama njëherë, që nëse s’na duan në Evropë, do bashkohemi me Kosovën. Kjo është politikë. Problemi qëndron që ai u nis, por ka presion që të mos e vazhdojë këtë politikë. Nëse Rama na bashkon me Kosovën, ky është fati ynë. Po kryeministri i Prishtinës njëherë flet kështu e njëherë ashtu, njëherë fshihet pas misrit, njëherë pas barit. Interesi shqiptar është që Maqedonia të shpërbëhet, të bashkohemi me Kosovën dhe të krijojmë Shqipërinë etnike. Pikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *