Një alpinist i famshëm i Koresë së Jugut, i cili humbi gishtat e tij nga ngrica 30 vjet më parë, është zhdukur gjatë zbritjes së tij nga një mal në Pakistan.
Kim Hong-bin sapo kishte arritur majën Broad Broad me lartësi 26,400ft (8047m) në malet Karakoram para se të zhdukej pa lënë gjurmë. 57-vjeçari është personi i parë në botë me aftësi të kufizuara, i cili ka ngjitur të gjitha majet më të larta në botë.
Alpinisti me aftësi të kufizuara
Janë bërë përpjekje për gjetjen e tij, por rezultuan të dështuara. Besohet se alpinisti mund të ketë rënë nga mali për shkak të motit ekstremisht të ftohtë, pasi nuk e kishte të mundur të mbahej për shkak të aftësive të kufizuara.
/Burimi:BBC/ Përshtati në shqip: Priza.al/