Ngjyra e vitit 2022 nxit kreativitet dhe imagjinatë!

Instituti i ngjyrave Pantone ka zgjedhur për vitin 2022 një ngjyrë që përfaqëson gëzimin dhe lumturinë dhe që “inkurajon kreativitetin e guximshëm dhe imagjinatën”.

Ngjyra e vitit të ardhshëm është një nuancë midis blusë dhe rozës e projektuar, thotë kompania, duke pasur parasysh botën dixhitale.

Në një njoftim për shtyp, përfaqësuesit e Pantone shpjegojnë se ngjyra e vitit ka për qëllim të tregojë “tranzicionin që po kalojmë”.

“Ndërsa dalim nga një periudhë intensive izolimi, standardet tona po ndryshojnë dhe jeta jonë fizike dhe dixhitale janë shkrirë në mënyra të reja. Dixhitalizimi na ndihmon të shtrijmë kufijtë e realitetit, duke hapur derën drejt një bote virtuale dinamike ku mund të eksplorojmë dhe krijojmë mundësi të reja ngjyrash”.

Në një moment veçanërisht meta, Pantone vëren se “trendet e ngjyrave në botën dixhitale po manifestohen në botën fizike dhe anasjelltas“.

Për herë të parë në 22 vitet e ekskluzivitetit të ngjyrës së vitit, Pantone krijoi një ngjyrë krejt të re.

Ngjyra është shumë ndryshe nga zgjedhjet e vitit të kaluar ku u zgjodhën ngjyra gri dhe e verdhë si një mesazh lumturie mbështetur nga guximi.

Çdo vit, Instituti Pantone shpall ngjyrën e vitit duke parë të dhëna nga tendencat në modë, dizajn dhe “kushtet socio-ekonomike” përpara se të vendosë për ngjyrën e vitit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *