Ngjyros Mynihun kuqezi, Elina Xhengo fitoi medaljen e artë në hedhjen e shtizës

Mbrëmja e kaluar ishte e paharrueshme për sportistët shqiptare në Mynih.

Në mbrëmjen e “të artës” së Luiza Gegës, Xhengo fitoi medaljen e artë në hedhjen e shtizës duke e ngjyrosur kuqezi akoma më shumë qiellin e Mynih-ut ku zhvillohet europiani i atletikës.

Elina Xhengo, e lindur dhe e rritur nga prindër shqiptarë e me familje shqiptare, por në sport ajo përfaqeson Greqinë ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës

Mediat i kanë kushtuar një hapësirë të madhe ndërsa vetë atletja me përulësi shprehet se falë arritjes së saj, do të mund të largojë mamanë nga puna si pastruese pasi ajo ka sakrifikuar shumë për të deri në momentin që u shpall kampione Europe.

Elina ka lindur në Greqi në vitin 2002 dhe është vetëm 20-vjeç por konsiderohet e ardhmja e kësaj disipline. Prindërit emigruan shumë vite më parë dhe sot ajo konsiderohet edhe krenaria e Greqisë, ndërsa shtetësinë e ka marrë vetëm pak kohë më parë pikërisht për shkak të sportit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *