Ngordh në moshën 20-vjeçare, kali më i gjatë në botë

Kali më i gjatë në botë ka ngordhur në Uisconsin të SHBA-së.

Sipas medieve të huaja, kali belg me emrin Big Jake, ishte 20 vjeç dhe jetonte në Smokey Hollou Farm në Poynette.

Valicia Gilbert, gruaja e pronarit të fermës, Jerry Gilbert, tha se kali kishte ngordhur dy javë më parë, por nuk pranoi të jepte datën e saktë të ngrodhjes së tij, kur Associated Press kontaktoi me të të hënën përmes Facebook-ut.

Gruaja tha se kjo kishte qenë ngjarje traumatike për familjen e tyre.

Big Jake ishte gati 2.1 metra dhe peshonte 1,136 kilogram. Libri i Rekordeve Botërore Guiness e certifikoi si kalin më të gjatë në botë në vitin 2010.

/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *