‘Ngrehuni e bjeruni, korrini e shtypini…’/ Mesazhi i fortë i Presidentit Meta me vargjet e Nolit në ‘Dita e Poezisë’

Me vargje poetike që shprehin revoltë dhe thirrje për t’u ngritur në protesta masive, ka zgjedhur Kreu i shtetit Ilir Meta, që të kujtojë ditën e sotme, 21 mars, ose “Ditën Botërore të Poezisë”.

Presidenti Meta ka publikuar poezinë “Anës lumenjve” të krijuar nga Fan Noli dhe të interpretuar mjeshtërisht nga Timo Flloko në filmin “Lulëkuqe mbi mure”.

Kreu i shtetit ka shkruar se, vrulli i këtyre vargjeve gjëmon me forcë sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.

“’Anës lumenjve’, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.

Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.

Me rastin e ‘Ditës Botërore të Poezisë’, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko”,- shkruan Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *