I gjithë vendi ynë është mbërthyer nga një i ftohtë i acartë me temperatura shumë të ulëta. Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C , ndërsa në zonat malore kanë arritur deri në -20°C, por pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat.
Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes me lëvizjen si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
NJOFTIMI:
Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C në të gjithë vendin, në zonat malore kanë arritur deri në -20°C pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat. Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
/Priza.al/