Shtetasi Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje.
Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd.
Burime për median bëjnë me dije se pas arrestimit ai i është dorëzuar drejtorisë së burgjeve ndërsa do të shlyej edhe burgimin e mbetur.
Akuza që rëndon ndaj Morinës është ajo e armbajties për të cilën ai është arrestuar në Durrës në vitin 2015.
Sakaq, ky i fundit është hetuar pas tre muaj në gjëndje të lirë.