Ismail Morina, i njohur si Ballisti, i cili ngriti flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi në Beograd ka komentuar ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregovic në festën e Birrës në Korçë. Në një postim në Facebook, Morina shkruan se është pro ardhjes së këngëtarit në Korçë pasi ai nuk ka inspiruar kurrë ushtarët serb në luftën kundër Kosovës, duke shtuar se madje ai ka kënduar shqip. Në postimin e tij, ai gjithashtu shkruan se do të donte që të gjithë serbët të ishin si Bregovici.
Postimi i plotë:
Reagim. Lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës së Korçës dhe strumentalizimit të panevojshëm të ktij rasti. Nuk më rezulton askund qe ky njeri tu ketë kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me këngët e tij dhe me ndikimin e tij të ketë nxitur urrejtje nga ana serbve kundrejt shqiptarve,përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar nji këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.
Unë përsonalisht do i isha ZOTIT falënderues nësë të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për nji miqësi shqiptaro – serbe. Përshtypja ime qëndron se ktu po çohet pluhur për nji diçka qe nuk përfaqson rrezik, por për t’mbuluar nji diçka qe përfaqson shumë rrezik, vendimet antikombtare te kryeministrit të vëndit dhe përçarja kombtare qe po shkakton me kto vendime, pra shkputje vëmendje nga ngjarje me peshë. Shprehë kundershti kur shoh disa personalitete të estradës dhe grupime tifozësh jo vetëm që jane të ndikuar nga lajme të rreme por edhe kërcënojnë me dhunë për pjesëmarrjen e këtij këngëtari ndërsa kur bëhët fjalë për gjëra reale nuk e shprehin asnji reagim. Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç!
/Priza.al/