Tetë-vjeçari Joe, i zhdukur prej tetë ditësh, u gjet i padëmtuar në një pusetë dhe policia gjermane tani po heton se si ai ka hyrë aty.
Një javë pas zhdukjes, djali tetë vjeçar nga Oldenburgu në Gjermani u gjet i gjallë dhe i padëmtuar
Djali u zbulua nga një këmbësor. Në orën 6:22 të mëngjesit, ai dëgjoi zhurma nën kapakun e pusetave dhe më pas lajmëroi policinë, zjarrfikëset dhe shërbimet e shpëtimit. Kur shërbimet e urgjencës hapën kapakun, e gjetën djalin të padëmtuar.
Djali me të meta mendore u pa për herë të fundit të premten e javës së kaluar (17 qershor). Të enjten policia foli për indicie se ai mund të ketë qenë viktimë e një krimi. Përveç organizatës speciale që organizoi kërkimin, tashmë ishte ngritur një skuadër vrasjesh. Njerëzit në qytetin universitar të Saksonisë së Ulët dhe në mbarë Gjermaninë kishin frikë për djalin.
Hetimet e mëtejshme të policisë tani duhet të sqarojnë se si djali ka hyrë në atë pustë.