Ndërsa i gjithë vendi ka jetuar temperatura të acarta, Saranda po kalon ditë të ngrohta me diell. Është e zakonshme në këto ditë janari të shohësh banorët dhe vizitorët e parë të shëtisin buzë detit.
Operatorët turistikë janë optimistë për një sezon më të mirë këtë vit. Megjithatë sfidat do të jenë prezente dhe lidhen me mungesën e stafit, rezervimet e pa garantuara por edhe probleme të infrastrukturës pritëse.
Investimet prej sektorit privat pothuajse janë paralizuar prej pandemisë dhe këtë vit për të pritur sezonin turistik po kryhen vetëm rifreskime.
Një tjetër problem që do të ndikojë edhe këtë sezon është pasiguria e vend bazimit të anijeve turistike që ofrojnë shërbime për rreth 800-1000 vizitorë në ditë.
Nëse Saranda do të arrijë nivelin e vizitorëve të vitit 2019 atëherë pritshmëritë janë për rreth 750000 turistë nga e gjithë bota.
/Burimi: TCH /