Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngujimin e një familje në Tiranë, ku kryefamiljari mbante me forcë në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.
Lidhur me rastin një prej fqinjëve të Xherxh (Gjergj) Laçit shprehet se ky i fundit vuante nga probleme mendore.
Sakaq thekson se fëmijët e tij. Laçi i mbante të mbyllur me çelës dhe se vetë kishte 10 vite pa punë.
“Në punë nuk shkonte. Nuk kemi komunikuar. Kanë 24 vjet që jetonin këtu. Punonte ushtar kryefamiljari. Prej 10 vitesh pa punë. Vuante nga probleme mendore, ka qenë çuar njëherë në spital. Bashkëshortja e sëmurë. Kishim frikë me e pa, ishte njeri i frikshëm. Fëmijët? Dilnin, shkonin në shkollë. Pse i mbante të ngujuar? Se di. Nuk fliste ajo. I mbante mbyllur brenda në çelës”, tha fqinja për Shqiptaren.