Xherxh Laci i cili u arrestua pasi u zbulua se mbante familjen e tij të ngujuar në shtëpi, është liruar nga qelia. Gjykata e Tiranës, pasi u njoh me ekspertizën mjekësore, ka vendosur për Laçin masën mjekim i detyrushëm në spital.
Ai kishte ngujuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij për 6 vite me radhë në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë. Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t’u falur, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur edhe libra fetarë. Ata jetonin gjendja e vështirë ekonomike. Sipas fqinjëve ata nuk kishin paguar as faturat e energjisë elektrike, çka ka sjellë edhe ndërprerjen me furnizimin me energji nga ana e OSHEE. Ajo çfarë vihej re në banesë është se Laçi e kishte izoluar ballkonin me çarçafë, për të shmangur çdo kontakt të familjes me botën e jashtme.
Pas operacionit të zhvilluar, në banesë janë gjetur dy thika, shkopinj druri dhe 700 fishekë të cilët i kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergji, nuk është krejtësisht emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2013 pasi në të njëjtën zonë ku banon edhe sot qëlloi me breshëri kallashnikovi duke terrorizuar banorët përreth.