Një skenë e tmerrshme ka ndodhur në një nga zonat e populluara në Itali, ku gjatë një sherri mes shqiptarëve dhe nigerianëve. Ngjarja ka ndodhur në një nga plazhet e Riminit ku dy shqiptarët 26-vjeçarë janë përleshur me dy moshatarë nigerianë.
Njëri prej nigerianëve i ka shpëtuar për momentin forcave të rendit italiane, ndërkohë që një prej shqiptarëve gjendet i arrestuar por edhe pa një pjesë të gishtit.
Arsyet që shkaktuan dhunën e verbër mes katër personave nuk janë sqaruar ende, por dëshmia e shqiptarit ende të traumatizuar, sipas avokates së tij Paola Zavatta, tregon se gjithçka filloi sepse disa vajza që shoqëronin shqiptarët në plazh, rreth orës 3 të mëngjesit, nuk treguan interes ndaj ngacmimeve të afrikaneve që ndodheshin aty. Provokimet degjeneruan në sulme ku u përdorën gjerësisht edhe çadrat e plazhit.