Niko Peleshi: Nga 1 korriku rriten me 30% pagat e të gjithë ushtarakëve

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kqa njoftuar këtë të mërkurë vendimin e qeverisë për të rritur me 30% pagën e forcave të armatosura.

Peleshi tha se kjo rritje page do të bëjë që trupat të jenë më të motivuar por edhe për të vënë në fokus dinjitetin e tyre

“Rritje historike e pagës, jam krenar dhe mirënjohës që premtimi i kryeministrit është jetësuar. Të gjithë ushtarakët nga data 1 korrik do kenë pagë 30% më të lartë. Paga minimale është më shumë se 51 mijë lekë të reja, përfshirë këtu edhe pagesa shtetë të trajtimit ushqimor dhe atyre sipas vështirësive. Shtresa për mbrojtjen kibernetike do të ketë një pagë shtetesë parë këtu edhe nevojën pas agresionit rus. Janë 38 pozicione që do të marrin pagë shtesë. Pagat do vijojnë nga 51 mijë deri në 30% më të lartë, ndonëse situata ekonomike nuk është tepër e favorëshme. Kjo vënë fokus dinjitetin e këtyre forcave, duke pasur kështu një trupë akoma më të motivuar”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *